14 vjet burgim për gruan nga Kosova pasi tentoi të mbyste burrin e saj

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 18:36
14 vjet burgim për gruan nga Kosova pasi tentoi të mbyste burrin e saj

 Një grua nga Kosova është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata Federale e Zvicrës.

Kjo për shkak se ajo akuzohet se ka tentuar që ta vrasë ish-burrin e saj me kabllo.

Po ashtu kosovarja 56-vjeçarja do të dëbohet për 12 vjet nga ky shtet pasi ta ketë përfunduar dënimin, shkruan gazeta zvicerane Blick.ch, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2018-të.

E pandehura e kishte joshur ish- burrin e saj tek shtëpia e saj, që nuk jetonte me të.

Viktima synonte që të fillonte një jetë të re me të dashurën e tij të re.

Sipas raportimeve, gruaja i kishte dhënë ish-burrit të saj pije me barëra dhe drogë.

E në mëngjes kur e kishte parë se ai ishte gjallë, kosovarja ishte munduar që ta mbyste me një karikues (adapter) të telefonit.

Mirëpo, në momentet e fundit ajo ishte tërhequr nga vajza e saj.

Sipas Gjykatës Federale, motivi i veprës është prekja e krenarisë së të akuzuarës, për shkak se burri e kishte lënë për një tjetër, shkruan Blick.ch 

Përveç kësaj burri e kishte njoftuar se pasurinë paluajtshme do t’ia transferonte partnerës së tij të re.

(Kosova Sot Online)