Ja sa do t’i kushtojnë Turqisë lëkundjet sizmike

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 19:00
Ja sa do t’i kushtojnë Turqisë lëkundjet sizmike

Tërmetet të cilat tronditën rajonin jugor të Turqisë dhe Sirinë mësohet se do t’i kushtojnë qeverisë së Erdogan më shumë se 69 miliardë paund, sipas Konfederatës Turke të Ndërmarrjeve dhe Biznesit.

10 provincat e shkatërruara nga fatkeqësia përbëjnë 15% të popullsisë së Turqisë , ku jetojnë rreth 13.4 milionë njerëz të cilët prodhojnë 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Konfederata vlerëson se 58.3 miliardë paund do të kërkohen për riparimin dhe rindërtimin e shtëpive dhe infrastrukturës, ndërsa 8.5 miliardë £ do të zhduken nga të ardhurat kombëtare dhe 2.3 miliardë £ do të përdoren për ditët e humbura të punës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidenti Erdogan tha se do të rindërtojë të gjitha shtëpitë brenda një viti, por fillimisht do të duhet të përballet me koston e strehimit të qindra mijëra njerëzve të mbetur pa shtëpi.

(Kosova Sot Online)