Berisha: Rama kërkon ta shfaqë McGonigal si turist se*ksi

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 19:11
Berisha: Rama kërkon ta shfaqë McGonigal si turist se*ksi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lënë sallën e Kuvendit dhe është futur mes protestuesve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha s’i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen McGonigal.

“Berisha: Problemi kryesor i çështje Rama-McGonigal është Rama. Opozita ja ku e ka popullin, populli do të flasë, Jam shumë i kënaqur dje janë heronj. Dhe janë të gatshëm të futen në sallë nëse do ta konsiderojnë oportune. Mund të futet dhe të rrijë aty në grevë urie. Edi Rama kërkon ta paraqesë si turist seksi, por nuk do ta pranoj kurrë si të tillë. Vula e PD është e PD dhe do të mbetet e tillë.”, shtoi ai, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se seanca e sotme u dominua nga fantazma e McGonigal.

“Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë. Sot parlamenti, ju e patë vetë, u dominua nga fantazma e McGonigal, të Edi Ramës. Reagimet e deputeteve të PS që ishin ndjerë të lënduara, se ai ka bërë orgjira me zyrtarë, imagjinoni (Qesh turma). Po unë çfarë iu thash? ju thash se ato janë realitet dhe hetimit do i jepen. Po ato janë terciare, por kryesorja është lidhja e McGonigal dhe Edi Ramën, tradhtari i popullit shqiptar. Qëllimi është që ky parlament ose do i japë zgjidhje këtyre problemeve, ose nuk do të trajtojë çështjes tjetër. Prania juaj këtu është në përcaktimin tonë vendosmërinë tonë që ky parlament ose do i japë zgjidhje këtyre problemeve. Herë tjetër do duhet t’u marrin juve leje për t’u larguar nga parlamenti. Ndaj ju them; zbatoni rregullat, ligjet, respektoni të drejtat e opozitës. Rroftë revolucioni, opozita, rrofshi ju. Mirupafshim.”, pohoi Berisha. 

(Kosova Sot Online)