Kurti: FSK shpëtuan 3 qytetarë në Turqi

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 22:30
Kurti: FSK shpëtuan 3 qytetarë në Turqi

Me shërbimin në Turqi, forcat e armatosura të Kosovës po vazhdojnë ta dëshmojnë veten në rrafshin ndërkombëta, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se deri tani ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpëtua 3 qytetarë të mbetur nën rrënoja.

“Forcat tona të armatosura vazhdojnë që ta dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, që aktualisht operojnë në Turqi, deri tani kanë shpëtuar 3 njerëz të zënë nën rrënoja – përfshirë dy fëmijë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Vazhdoni angazhimin tuaj për shpëtimin e jetëve dhe faleminderit që e bëni shtetin tonë krenar”, ka shkruar Kurti. 

(Kosova Sot Online)