Ushtari i FSK-së: Nxorrëm vajzën 2 vjeçe nga gërmadhat, filloi të qeshë, është lumturuar

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 07:59
Ushtari i FSK-së: Nxorrëm vajzën 2 vjeçe nga gërmadhat, filloi të qeshë, është lumturuar

Komandanti i kontigjentit të FSK-së në Kosovë, Egzon Syla, tha se ekipet kosovare me profesionalizëm kanë nxjerrë të gjallë dy persona nga rrënojat në Hatay të Turqisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Syla theksoi se një vajzë 2-vjeçare u nxorr e gjallë bashkë më nënën e tij.

Syla po ashtu tha se në momentin që ka parë ekipin e shpëtimit dhe familjarët e saj, ka filluar të qeshë dhe se ka qenë e lumtur.

“Me profesionalizëm, ekipet tona të kërkim shpëtimit kanë arritur që të hapin një korridor dhe pas 10 orëve arritën të nxjerrin vajzën e gjallë e më pas edhe nënën. Një ditë më pas morëm informacion se të dyja ishin mirë në spital. Vajza ka qenë 2-vjeçare.

Pas gjithë atyre orëve nën rrënoja, e kemi mbështjellë me uniformën dhe filloi të qeshë. Është lumturuar. Ka qenë dita e tretë e tërmetit”, potencoi ai.

(Kosova Sot Online)