Nikolla zbaton urdhrat për përjashtimet/ Rama zhduket në Emiratet e Bashkuara Arabe

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 11:33
Nikolla zbaton urdhrat për përjashtimet/ Rama zhduket në Emiratet e Bashkuara Arabe

Partia Socialiste do të kërkojë përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të 4 deputetëve të PD.

Burimet thonë se PS do të kërkojë përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Flamur Nokës, Sali Berishës, Belind Këlliçit dhe Edi Palokës.

Opozita protestoi një ditë më parë përpara Kuvendit, por edhe brenda në sallë, duke kërkuar që mega-skandali Rama-McGonigal të jetë çështje kryesore në parlament.

Kurse vetë kryeministri Edi Rama vijon të jetë ‘i zhdukur’. Ai ka mbërritur për një vizitë dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rama nuk është përballur publikisht me opozitën për skandalin më të rëndë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

(Kosova Sot Online)