Vuçiq: Serbia varet shumë nga BE-ja, është vështirë ose e pamundur për Serbinë që të ecë përpara pa BE-në

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 12:42
Vuçiq: Serbia varet shumë nga BE-ja, është vështirë ose e pamundur për Serbinë që të ecë përpara  pa BE-në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia varet shumë nga Bashkimi Evropian dhe se pa BE-në është e vështirë që Serbia të ecë përpara, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Thjesht dua që njerëzit të dinë se Serbia varet shumë nga BE-ja dhe se pa BE-në është vështirë ose e pamundur për Serbinë që të ecë përpara dhe se ata që i shërbejnë asaj me mundësi për të gjetur rrugë alternative të mëdha dhe shpëtimtare nuk po thonë të vërtetën dhe nuk janë të drejtë me qytetarët e tyre”,tha Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se edhe pse di t’i përgjigjet ndonjëherë ashpër asaj që vjen nga BE-ja në emër të qytetarëve të Serbisë, ai gjithmonë duhet ta dijë shumë mirë se çfarë e shtyn Serbia përpara dhe e ushqen vendin, sjell punë për të rinjtë dhe çfarë parashikon e ardhmja për ta.

(Kosova Sot Online)