Këto janë qytetet më të rrezikuarat nga vërshimet

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 14:22
Këto janë qytetet më të rrezikuarat nga vërshimet

Regjionet e Pejës dhe Mitrovicës kanë qenë më të rrezikuarat nga vërshimet e fundit në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu u shpreh zëvendësdrejtori i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shefki Abdullahu para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë, ku theksoi se kanë ngritur nivelin e gatishmërisë në gjitha qendrat emergjente.

Para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë, ai ka paraqitur raportin e vërshimeve.

“Situata më e rëndë e vërshimeve është paraqitur në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës. Nga këto vërshime u rrezikua më së shumti komunat e Istogut, Klina, Mitrovica, Skenderaji dhe komunat në veri të Kosovës, sikur e potencova Mitrovica, Zveçani dhe Zubin Potoku. Për komunat veriore, ato të gjitha funksionojnë në bazë të marrëveshjes së vitit 2013, njësitë e zjarrfikësve janë drejtpërdrejt të vetmit mekanizma janë tek ne, nuk janë në komuna”, ka njoftuar ai.

(Kosova Sot Online)