Sizmologu: Në Kosovë nuk kishte tërmet, mos të krijohet panik tek qytetarët

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 14:46
Sizmologu: Në Kosovë nuk kishte tërmet, mos të krijohet panik tek qytetarët

Sizmologu, Shemsi Mustafa, ka thënë se në Kosovë sot nuk ka pasur tërmet, si dhe ka kërkuar që të mos krijohet panik, shkruan “Kosova Sot Online”.

Mustafa ka kërkuar që të mos krijohet panik të qytetarët e vendit, me tituj dhe të dhëna jo të sakta.

Postimi i tij i plotë:

Ju lutemi

Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta

Në Kosovë nuk kishte tërmet

Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km.

(Kosova Sot Online)