Varhelyi: Ja pse 'Ballkani i Hapur' duhet të realizohet

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 17:41
Varhelyi: Ja pse 'Ballkani i Hapur' duhet të realizohet

Vlerësoi se nisma rajonale “Ballkani i Hapur” duhet të jetësohet, por duhet të bazohet në vlerat evropiane, ka theksuar komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Iniciativa vjen nga rajoni dhe duhet të krijojë kushte evropiane brenda rajonit – prandaj është e rëndësishme të realizohet. Plani ynë fillestar ka qenë një treg i përbashkët rajonal, por kemi hasur në vështirësi, andaj është dashur t’ua lëmë atyre që duan të përparojnë”, tha ai.

Varhelyi konsideroi se “Ballkani i Hapur” ka dhënë rezultatet e para dhe pati një ndikim pozitiv në tregjet rajonale, ndërsa shtoi se edhe ata që ishin të rezervuar ndaj kësa nisme u kthyen në tryezë për tregun e përbashkët rajonal.

“Tani janë duke u zbatuar tre marrëveshje të rëndësishme. Kjo duhet të sjellë standarde dhe vlera evropiane që do të zbatohen para anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”, shtoi ai.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik. Kosova është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka refuzuar pjesëmarrjen në çfarëdo cilësie – deri më tani. Iniciativën e “Ballkanit të Hapur” e përkrahin Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

(Kosova Sot Online)