Ky është kosovari që u dënua me burg në Gjermani

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 19:52
Ky është kosovari që u dënua me burg në Gjermani

Nga Gjykata e Kiel’it në Gjermani, një burrë nga Kosova u dënua me katër vjet e nëntë muaj burgim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

45-vjeçari akuzohet për vrasje në tentativë, vepër kjo që e kishte bërë më 9 shtator të vitit 2021.

Mehmet K, e kishte plagosur të dashurin e ish-gruas së tij, shkruan RTL.

Prokuroria kishte kërkuar që kosovari të dënohet me shtatë vjet e jashtë muaj burgim, kurse bashkëpaditësit kishin kërkuar që ai të dënohet me tetë vjet burgim.


Si ndodhi ngjarja?

Në ditën kritike burri nga Kosova kishte hyrë në ndërtesën ku banon ish-gruaja e tij dhe i dashuri i saj.

45-vjeçari ishte fshehur në korridor dhe u përlesh së pari me të.

Më pas kosovari e nxori armën dhe ia drejtoi në kokë.

Viktima ishte munduar që të mbrohej, por autori e kishte shkrepur armën duke e plagosur në dorë dhe këmbë, 23-vjeçarin. Mehmet K, kishte deklaruar se dëshironte që me anë të saj ta paralajmëronte ish-gruan e tij.

Kosovari po ashtu akuzohet se e kishte kidnapuar kohë më parë djalin e ish-gruas së tij, të cilin edhe e kishte rrahur.

(Kosova Sot Online)