Ky shtet shpall 17 shkurtin 2023 'Ditë të Pavarësisë së Kosovës'

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 21:26
Ky shtet shpall 17 shkurtin 2023 'Ditë të Pavarësisë së Kosovës'

Shteti amerikan Kansas e ka shpallur 17 shkurtin 2023 ‘Ditë të Pavarësisë së Kosovës’, ka njoftuar ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gashi thotë se Guvernatorja e Kansasit e mori këtë vendim me rastin e 100 vjetorit të lindjes së senatorit të ndjerë Bob Dole.

“Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm që Guvernatorja e Kansasit e ka shpallur 17 shkurtin 2023 “Ditë të Pavarësisë së Kosovës” në Kansas, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Senatorit të ndjerë Bob Dole dhe mbajtjes së serisë ”Ndërtimi i Demokracisë në Shekullin e 21-të”, të cilën kam kënaqësinë ta udhëheq”, shkroi Gashi.

(Kosova Sot Online)