Putin nuk përdor asnjë mjet përveç trenit të blinduar

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 22:48
Putin nuk përdor asnjë mjet përveç trenit të blinduar

Dështimi në Ukrainë, rivalët mes radhëve të tij dhe frika e një sulmi të mundshëm e ka bërë presidentin rus Vladimir Putin dhe stafin e ngushtë që të tregohet i kujdesshëm për sigurinë.

Sipas të dhënave më të fundit, kreu i Kremlinit ka vendosur që të heqë dorë nga të gjitha mjetet e tjera të transportit për të udhëtuar, përveç trenit të tij të blinduar.

Udhëheqësi rus ka zgjedhur hekurudhën pasi thuhet se ka frikë se mos e gjurmojnë dhe e qëllojnë nga kur fluturonte me aeroplanin e tij presidencial.

Treni është kamufluar në ngjyrat gri dhe të kuqe për t’u dukur si një tren normal pasagjerësh duke e bërë atë vizualisht pothuajse të padallueshëm prej të tjerëve.


(Kosova Sot Online)