Vdes këmbësori në Drenas, u shkel nga shoferi i cili iku nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 15 February 2023 - 09:51
Vdes këmbësori në Drenas, u shkel nga shoferi i cili iku nga vendi i ngjarjes

Një këmbësor është shkelur për vdekje dje në Arllat të Drenasit, nga një shofer i automjetit i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Kurse, rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Arllat, Gllogoc, 14.02.2023 – 18:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti deri më tani të panjohur, pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)