Kosovari në Turqi: Po vije erë e rëndë e kufomave, është rrezik që të shfaqet ndonjë epidemi

  • E.K /
  • 15 February 2023 - 10:21
Kosovari në Turqi: Po vije erë e rëndë e kufomave, është rrezik që të shfaqet ndonjë epidemi

Pjesëtari nga Shoqata e Kërkim Shpëtimit të Kosovës, Fanol Shala, që ka shkuar në Turqi, ka thënë se  koha e intervenimit për shpëtim thuajse ka mbaruar, pasi që sipas tij, plani i tyre ka qenë të qëndrojnë një javë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se tani ëshë koha që ata të kthehen në Kosovë.

Po ashtu, ai ka shtuar se në objekte ka filluar puna me makineri të rënda, pasi që ka shumë kufoma.

Tutje, Shala ka theksuar se është rrezik që të shfaqet ndonjë epidemi.

“Në kuadër të shoqatës jemi gjashtë persona që kemi ardhë prej atje (Kosovës), dhe është thuajse një javë që kemi ardhë, një javë e kemi të planifikuar me qëndru këtu. Thuajse është koha që na me u kthy në Kosovë, për arsye që puna jonë tash veç mbaron”.

“Na jem të thirrur që me intervenu ku ka raste të gjalla dhe me hy në objekte për me i nxjerrë ata. Tash thuajse kanë fillu me makineri të rënda shkaku që ka shumë kufoma, dhe era vjen gjithkund kufoma. Dhe është rreziku që të shfaqet ndonjë epidemi që ndikon për shtetin dhe njerëzit që jetojnë këtu”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)