Vitia takohet me Lladrovcin, flitet për ndërtimin e QKMF-së në Drenas

  • E.K /
  • 15 February 2023 - 14:54
Vitia takohet me Lladrovcin, flitet për ndërtimin e QKMF-së në Drenas

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë takuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ministria ka treguar se në këtë takim është diksutuar për ndërtimin e QKMF-së në Drenas. si dhe për projektet të cilat do të ngrisin cilësinë dhe gamën e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Në njoftim thuhet se që të dy u dakorduan për një bashkëpunim më efektiv sa i përket aspektit infrastrukturor apo edhe të furnizimit me pajisje shëndetësore që do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Njoftimi i plotë i MSh-së:

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka vazhduar me vizitat në funksion të rritjes së kapaciteteve shëndetësore, me theks të veçantë realizimit të investimeve kapitale të cilat do të realizohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot, Ministri Vitia u prit në takim nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me të cilin bashkëbiseduan lidhur me projektet të cilat do të ngrisin cilësinë dhe gamën e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Temë kryesore e bisedës ishte ndërtimi i QKMF-së, por edhe mundësitë tjera që qytetarëve t’u ofrohet infrastrukturë cilësore në nivelin primar të shëndetësisë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e njoftoi ministrin Vitia se sivjet është dyfishuar buxheti komunal në sektorin e shëndetësisë, si dhe e njoftoi se në këtë komunë shërbimet shëndetësore ofrohen nga 40 mjekë dhe 94 infermierë në QMF-të e Drenasit.

Që të dy u dakorduan për një bashkëpunim më efektiv sa i përket aspektit infrastrukturor apo edhe të furnizimit me pajisje shëndetësore që do të jenë në shërbim të qytetarëve.

(Kosova Sot Online)