Letra e Bidenit për Vuçiqin, Kurti: Nuk e kam lexuar atë letër, SHBA - të vazhdojnë të jenë miqtë tanë

  • E.K /
  • 15 February 2023 - 15:09
Letra e Bidenit për Vuçiqin, Kurti: Nuk e kam lexuar atë letër, SHBA - të vazhdojnë të jenë miqtë tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur lidhur për letrën që presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk e ka përmendur finalizimin e dialogut me njohje reciproke në letrën që i ka shkruar presidentit serb, Aleksander Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se nuk e ka lexuar atë letër.

Kurti ka shtuar se beson që SHBA vazhdon të jetë partner i Kosovës në shtetndërtim, zhvillim ekonomik e normalizim të raporteve me Serbinë që duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

“Unë nuk e kam lexuar atë letër ende dhe natyrisht që nuk e kam shkruar unë, prandaj besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë kryesor në shtetndërtimin tonë demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke.Natyrisht që do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje përveç njohjes reciproke por ajo është në qendër”, tha Kurti.

“Dialogu me serbët lokalë është i përditshëm, përgjithësisht jo publik edhe vizitat në terren, edhe pritjet e tyre në minsitri dhe kryeministri tona janë të rregullta, ne takohemi me ta për hallet e tyre që janë të aspektit social e ekonomik, por edhe të drejtësisë dhe të qasjes sa më të kollajshme në institucionet e vendit tonë”, tha Kurti para gazetarëve.

(Kosova Sot Online)