Rashiq: Ne kemi qenë gjithmonë serbë dhe nuk ka dyshim se kush është nëna jonë

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 16:17
Rashiq: Ne kemi qenë gjithmonë serbë dhe nuk ka dyshim se kush është nëna jonë

Për ndryshimin që 17 shkurti i 2008-ës solli në jetën e tyre, ka folur ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se rrethanat e ndryshuara politike kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e serbëve në Kosovë, deri në atë masë që disa kanë shtetësi të dyfishtë – serbe dhe kosovare – sikur vetë ai.


“Ne kemi qenë gjithmonë serbë dhe nuk ka dyshim se kush është nëna jonë, por nëse tashmë jemi të birësuar, atëherë duhet ta duam edhe njerkën edhe nënën tonë”, tha Rashiq për BBC në serbisht.

Ai ishte ministër në Qeverinë e Kosovës më 17 shkurt 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë dhe në Qeveri është edhe sot në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti.


Kujtimi i parë i Nenad Rashiqit nga dita kur u shpall pavarësia ishte largimi i tyre nga institucionet.

“Gjatë atyre dy muajve vazhdimisht kemi insistuar që të arrihet një marrëveshje, por ka ndodhur që deklarimi i Kosovës me vendosmërinë e shqiptarëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë të bëhet sa më shpejt. Si përgjigje ndaj kësaj, ne bojkotuam punën e institucioneve, që ishte reflektim i pakënaqësisë sonë sepse nuk u arrit asnjë kompromis”, thotë Rashiq.

BBC ka pyetur nëse Kosova mund të ketë një serb kryeministër në 15 vitet e ardhshme, Nenad Rashiq fillimisht qeshi dhe më pas ndaloi.

“Të jem i sinqertë, nuk është se nuk e kam menduar kurrë se mund të ndodhë. Ndoshta kryeministri nuk është i mundur, sepse ai është njeriu i parë i pushtetit ekzekutiv, por nëse serbët e Kosovës krijojnë një subjekt politik që do të thotë të jenë të moderuar për të mbijetuar, unë vërtet besoj se ata mund të kenë një nga tre postet më të larta – president ose kryetar parlamenti”.


(Kosova Sot Online)