Arrestohet shqiptari pasi vrau me thikë një 34-vjeçar

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 18:45
Arrestohet shqiptari pasi vrau me thikë një 34-vjeçar

Në prangat e policisë franceze, ka rënë një 30-vjeçar shqiptar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se 30-vjeçari shqiptar ka vrarë një person me thikë pas një sherri të çastit.

Dyshohet se shkak i konfliktit janë bërë çështjet fetare. Sakaq, viktima 34-vjeç është gjetur i pajetë në dyshemenë e banesës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesnatën e 14 shkurtit. Ka qenë një fqinj i viktimës që ka njoftuar policinë. Në trupin e viktimës janë konstatuar plagë në krahë dhe këmbë, dhe gjithashtu nga ekzaminimi bëhet me dije se ka marrë një plagë të madhe në pjesën e pasme të kafkës.

(Kosova Sot Online)