Policia jep detaje nga aksidentimi i vajzës që vdiq në Brezovicë

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 19:27
Policia jep detaje nga aksidentimi i vajzës që vdiq në Brezovicë

Raportohet se sot një vajzë rreth moshës 15 vjeçare ka vdekur në Brezovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizat, Kanun Veseli, tha se viktima fillimisht ishte dërguar për ndihmën e pare në Shtërpcë e më pasi u dërgua në spitalin e Mitrovicës, ku edhe ka vdekur.
“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreth 15 vjeçare. Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës.

Rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli.


(Kosova Sot Online)