Disa persona sul'mojnë fondacionin që po mblidhte ndihma në Stamboll

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 20:05
Disa persona sul'mojnë fondacionin që po mblidhte ndihma në Stamboll

Në një situatë të rëndë të shkaktuar nga tërmetet e 6 shkurtit, Turqia po kalon momente të vështira. Por teksa miliona njerëz anë e mbanë botës janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti dhe kanë ndihmuar mesa munden, të tjerë tentojnë të përfitojnë nga situata e krijuar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Stamboll, aty ku persona të armatosur kanë sulmuar degën e një fondacioni, e cila grumbullonte ndihma për personat e prekur nga tërmeti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e ngjarjes, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

(Kosova Sot Online)