Zogaj: E tor'turuan një grua dhe më gënjenin që ishte gruaja ime

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 14:00
Zogaj: E tor'turuan një grua dhe më gënjenin që ishte gruaja ime

Për vuajtjet nëpër të cilat kalonin shqiptarët nëpër burgjet e regjimit serb në Kosovë, ka treguar ish i burgosuri politik, Bislim Zogaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zogaj tregon se më famëkeqi prej të gjitha burgjeve ishte ai i Prishtinës.

“Kishte shumë histori të tmerrshme për atë vend. Edhe vet pamja të tregon se sa i tmerrshëm ishte. Nëpër dhoma ksuhtet e jetesës ishin përtej tmerrit. Nuk kishte nyje sanitare. Nevojat bëheshin në një kovë dhe aty duhej të jetonin të burgosurit. Unë për vete isha në një burg tjetër. Por torturat ishin të tmerrshme”, tregon Zogaj.

Zogaj tutje flet edhe për torturat që ksihte përjetuar brenda burgut. Ai tregon se madje e kishin vënë edhe afër pushkatimit, në momentin kur e kuptuan se ai nuk do të fliste asgjë.


“Në burg na rrihnin e na detyronin të shihnim të tjerët që kalonin nëpër tortura e maltretime të tmerrshme. Na godisnin në thonj. Ato pastaj të binin. E ruaja vetëm këtë të gishtit të vogël që të mund të kryeja ndonjë funksion me të. Më thanë se në dhomën tjetër po më dhunonin gruan. I dëgjova bërtimat. Më vonë e mora vesh që nuk ishte gruaja ime por më gënjenin. Shpresoj që edhe bërtimat kanë qenë improvizim.”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)