Vetura e policisë përplaset me “BMW”-në, kjo është gjendja e tyre

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 08:52
Vetura e policisë përplaset me “BMW”-në, kjo është gjendja e tyre

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një veturë e policisë është përplasur me një automjet tjetër, shkrun “Kosova Sot Online”.

Dy policët ishin në situatë emergjence duke i shkuar në ndihmë një patrulle tjetër që i kishte kërkuar pasi ishte vënë në ndjekje të dy personave me kapuç qe ishin larguar.

Të aksidentuarit u transportuan në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është duke u hetuar rastin për rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip “Skoda” i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “BMË” dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Skoda”.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)