E rëndë: Shqiptari 30 vjeçar e masakron me thikë një 34-vjeçar

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 09:19
E rëndë: Shqiptari 30 vjeçar e masakron me thikë një 34-vjeçar

Një shqiptar 30 vjeçar është arrestuar nga policia franceze, pasi bëhet e ditur se ai ka vrarë një person me thikë pas një sherri të momentit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shqiptari ka treguar se ka pasur një debat me viktimën gjatë ditës së martë për çështje që kanë të bëjnë me fenë.

Pasi e ka masakruar me thikë 34-vjeçarin, shqiptari 30 vjeçar i ka bërë video të trupit dhe ia ka dërguar në aplikacionin Snapchat fqinjit të tij.

(Kosova Sot Online)