Policia jep detaje për vajzën e re që vdiq dje në Brezovicë

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 10:19
Policia jep detaje për vajzën e re që vdiq dje në Brezovicë

Një femër dje ka vdekur në Brezovicë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka deklaruar se viktima femër dyshohet se derisa ishte duke rrëshqitur në borë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpce e më pas në Spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Kurse, rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)