Traumat e grave të dhunuara sek*ualisht në Kosovë, janë bartur edhe te fëmijët e tyre

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 10:47
 Traumat e grave të dhunuara sek*ualisht në Kosovë, janë bartur edhe te fëmijët e tyre

Sot Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), do të publikojë rezultatet e hulumtimit “A mundet terapia familjare të rikthejë ndryshimet epigjenetike që mund të jenë të shkaktuara nga efektet e Çrregullimit të Stresit Pas Traumatik (ÇSPT) amnor dhe traumës ndër-brezore, transmeton “Kosova Sot Online”.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se ky hulumtim argumenton se traumat e grave të dhunuara seksualisht janë bartur edhe te fëmijët e tyre.

“Gratë dhe burrat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, trauma ndërvepron dhe qarkullon tek të gjithë anëtarët e familjes. Kjo konferencë është titulluar jo rastësisht “A mundet terapia familjare të rikthejë ndryshimet epigjenetike që mund të jenë të shkaktuara nga efektet e çrregullimit të stresit pas traumatik ambor dhe traumës ndër-brezore?”, ku është vërtetuar që trauma e shkaktuar është bartur edhe tek fëmijët”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)