Rama zhduket, vjedhja vazhdon/ Gazetari: Ikën 4 mln euro për çibanin

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 12:13
Rama zhduket, vjedhja vazhdon/ Gazetari: Ikën 4 mln euro për çibanin

Gazetari Klodian Tomorri ka njoftuar se Fondi i Zhvillimit ka shpallur firmën ‘Fusha’ si fituesin e 4 milionë eurove për instalacionin te kryeministria.

Në postimin e tij në Facebook, gazetari ironizon se kishin mbetur ca lekë nga ato që la Charles McGonigal dhe nuk kishin ku t’i çonin ndaj do të ndërtojnë këtë instilacion që do të frymëzojë emocionalisht punonjësit e Kryeministrisë.

POSTIMI I PLOTE:

Iken 4 milionë euro

Kryeministri i shkoi deri në fund projektit për t'i ngulur një çiban mes përmes kryeministrisë. Fondi i Zhvillimit bëri një tender formal me procedurë të kufizuar dhe shpalli fitues Fushën.

Shumë shans ka Fusha tek tenderat e Fondit te Zhvillimit. Por kjo është histori tjetër.

Iken 4 milionë euro me gjithë TVSH-në për këtë instalacionin, që do frymëzojë emocionalisht punonjesit e kryeministrisë. Kishin mbetur ca lekë nga ato që la Çarli dhe nuk kishin ku t'i çonin ndaj do ndërtojnë këtë.

(Kosova Sot Online)