Berisha: Nëse nuk bëhet në Kuvend, mocionin me Ramën do e bëjmë në Surrel

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 12:43
Berisha: Nëse nuk bëhet në Kuvend, mocionin me Ramën do e bëjmë në Surrel

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në protestën jashtë Kuvendit tha se nëse nuk pranohet mocioni për debat me Ramën për çështjen McGonigal, kjo procedurë do të mbahet nga opozita në Surrel.

Berisha tha se Surreli do të jetë objekt i revolucionit paqësor.

“Le të betohemi këtu në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë që ai mocion po nuk u bë në parlament do të bëhet në Surrel. Paqësor, urtë e butë. Por shpella e shtetit është Surreli. Ai nuk pranon të vijë, ne do shkojmë atje ku struket ai. Paqësisht do ja numërojmë të gjitha pikat e mocionit. Surreli do të jetë objekt i revolucionit paqësor. Edhe pyetjet. I themi; kemi 13 pyetje o sulltan. Revolucioni nuk do të ndalet.”, tha ai

(Kosova Sot Online)