Avni Dehari i drejtohet Haki Abazit: Pse heshte deri më sot?

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 13:11
Avni Dehari i drejtohet Haki Abazit: Pse heshte deri më sot?

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka akuzuar partinë e tij, siç ka thënë se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për akuzat e Abazit ka folur Avni Dehari babai i viktimës, Astrit Dehari, ku ka thënë se nëse Abazi e ka ditur këtë më herët pse ka heshtur deri sot.

“Rasti i mostrave ka ndodhur më 8.12.2022. Pyetini ata që tash ngritën pse kanë heshtur atëherë dhe pse duan të flasin tani për këtë rast”, deklaron ai.

(Kosova Sot Online)