
Rrahu dy infermiere dhe theu xhamat e spitalit me gurë, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ështe arrestuar nga policia në Peqin, pasi akuzohet për dhunë ndaj dy infermiereve si dhe ka thyer xhamat e spitalit me gurë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Bëhet e ditur se 50-vjeçari ka dërguar për shërim një të afërm në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
Pas debateve që ka patur me infermierët, ai ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
(Kosova Sot Online)