E rëndë: Vdes 65-vjeçarja, shkak rrjedhja e gazit

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 14:42
E rëndë: Vdes 65-vjeçarja, shkak rrjedhja e gazit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një grua e moshuar ka vdekur si pasojë e rrjedhjes së gazit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se 65-vjeçarja H.G ka humbur jetën në banesë, për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ku ka rënë zjarr në banesë.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi:

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)