Një person nga Kosova dyshohet se u pl'agos nga shoku i tij

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 17:14
Një person nga Kosova dyshohet se u pl'agos nga shoku i tij

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, ka njoftuar se sot një person është plagosur nga arma e zjarrit në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ai dyshohet që është plagosur nga shoku i tij.

Gashi tha se edhe i dyshuari e ka pranuar se janë shokë dhe që rasti ka ndodhur aksidentalisht.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Sot policia nga spitali rajonal i Pejës , emergjenca e spitalit  është njoftuar se kanë pranuar një person të plagosur nga arma e zjarrit. Menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ,viktima është plagosur në këmbën e djathtë personeli mjekësor ka intervenuar dhe është i ndalur në spital për tretman mjekësor. I dyshuari i rastit është paraqitur vet në stacionin policor dhe e ka sjell dhe dorëzuar armën me të cilën është kryer vepra. Sipas viktimës dhe të dyshuarit të cilët janë shokë në mes vete, plagosja ka ndodh aksidentalisht në vendin e punës ku ata punojnë. Në vendin e ngjarjes është gjet gëzhoja e armës dhe është konfiskuar arma. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Kanë deklaruar të dytë që janë shokë dhe e kanë pranuar që rasti ka ndodh aksidentalisht. Viktima është duke marr tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha Gashi.


(Kosova Sot Online)