Selmanaj: Të hetohet urgjentisht incizimi i Abazit për vjedhjen e provave në rastin Dehari

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 17:50
Selmanaj: Të hetohet urgjentisht incizimi  i Abazit për vjedhjen e provave në rastin Dehari

Pas deklaratave të Haki Abazit për rastin e zhdukjes së mostrave të Avni Deharit, ka reaguar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai në Facebook ka shkruar se duhet të hetohet incizimi që Abazi thotë se e ka për vjedhjen e provave në rastin Dehari.

“Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme”, ka shkruar Selmanaj.

Postimi i plotë:


Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën!

Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi asesi.

Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp.

Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme.

Populli i Kosovës duhet ta di të vërtetën!

Kujtojmë se vjedhja e provave të rastit Dehari ka ndodhur në kohën kur VV është në Qeveri.

(Kosova Sot Online)