Kraja kërkon falje, mbetet në pozitën e kryetarit

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 18:16
Kraja kërkon falje, mbetet në pozitën e kryetarit

Lidhur me analizën “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, që e kishte publikuar në emër të akademisë, ndonësë s’e kishte pëlqimin e të gjithëve, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka kërkuar falje në mbledhjen e sotmë të ASHAK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas kësaj, është vendosi që i njëjti të vazhdojë të jetë në krye të ASHAK.

Lajmin e ka konfirmuar akademiku Isa Mustafa, i cili tha se ky vendim është marrë pas shumë diskutimeve.

“Z Kraja pas shumë diskutimeve u arrit pajtimi të vazhdojë në pozitën e Kryetarit të ASHAK. Përkushtimi do të jetë në bashkëpunimin më të ngushtë dhe në implementimin e programit të Akademisë”, tha Mustafa.

(Kosova Sot Online)