Mattarella: Italia e mbështet bindshëm perspektivën e Kosovës për integrim evropian

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 20:17
Mattarella: Italia e mbështet bindshëm perspektivën e Kosovës për integrim evropian

Për 15-vjetorin e Pavarësisë, presidenti i Italisë Sergio Mattarella, e ka uruar homologen e tij nga Kosova, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në urimin e tij, ai bëri thirrje që urgjentisht të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konteksti aktual evropian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Uroj sinqerisht që propozimi evropian për marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet. Kjo është edhe në dobi të perspektivës së Kosovës për integrim evropian, të cilën Italia e mbështet bindshëm”, thuhet në urimin e kreut të shtetit italian.


(Kosova Sot Online)