Ja çfarë dokumenti kishte Kurti në duar për deputetin Haki Abazi

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 21:29
Ja çfarë dokumenti kishte Kurti në duar për deputetin Haki Abazi

Pasi u shkarkua nga Komisioni i Punëve të Jashtme, nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se ndaj tij është bërë luftë speciale që disa vite, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abazi, ka thënë se në bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ky i fundit ia ka prezantuar një dosje e shkruar sipas tij nga Dejona Mihaili, me kritika ndaj tij.
Abazi ka thënë se edhe Kusari ka shkruar kritika për të në atë dosje.

“Kjo më është thënë më vonë nga Kurti, kur kemi bisedu për problemet, dhe dosjen që e ka nxejrrë dosjen e krijuar nga Dejona Mihaili…. Nuk e kam parë në tërësi, por në pjesë e tyre thotë që nuk ke qenë këtu për me votu buxhetin, kam qenë në Amerikë dhe trillimet e pafundme që zonja Kusari ka shkru dhe jo vetëm për mu”, ka thënë ai.


Deputeti Abazi, ka dhënë detaje për përmbajtjen e dosjes, ai ka thënë se aty është përmendur një debat që e ka pasur me deputetin Armend Muja, gjatë një vizite në Tiranë.

“Një diskutim kot me Armend Mujën në vizitën e kryetarëve të komisioneve ne Tiranë. Në drekë punë ndodhi një situatë e akullt e mosrespektimit të protokollit. Me përvojën time ndërhyra që akulli të shkrihet, kjo ishte ndërmjet zonjës Mimi Kodheli dhe Armend Mujës”, ka thënë ai.

“Kjo është bërë pjesë e dosjes. Muja e merr fjalën pa ju dhënë fjala, Kodheli po e bënte udhëheqjen e takimit dh kërkoi me mirësi nga ai që të mos vazhdojë sepse nuk ishte radha e tij.  Aty për aty u krijua tension dhe ngrirje e bisedës. Unë thash që tradita në Kosovë është që shtëpia është e Zotit dhe mysafirit, Muja morri fjalën duke e konsideru veten edhe si mysafirë në Shqipëri. Kjo hyri në dosjen e Kurtit”, ka vijuar ai në Debat Plus.

Ai ka deklaruar se edhe emërimi si kryetar i komisionit ka qenë nga frika se mos nuk do të e votonte për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.

(Kosova Sot Online)