Osmani: Pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 22:50
Osmani: Pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm

Jam e bindur se është çështje kohe para se disa vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta zyrtarizojnë vendimin për njohje, ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një intervistë të saj për mediumin katalonas “El Periodico”, presidentja Osmani ka thënë se pavarësia e Kosovës ëstë fakt i pakthyeshëm.

“Pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm, kështu që ne jemi këtu për të vazhduar të jemi shtet i pavarur dhe sovran, është vetëm çështje kohe se sa shpejt disa vende e zyrtarizojnë vendimin e tyre për të na njohur”, ka thënë ajo për mediumin.

Presidentja Osmani, tutje, ka deklaruar se Kosova nuk e vendos Rusinë dhe Serbinë në të njëjtin grup me pesë vendet mosnjohëse nga BE.


Ajo ka deklaruar se Serbia i sheh Kosovën, Bosnjes dhe Malin e Zi si shtetet të përkohshme.

“Osmani: Nuk do të vendosja Rusinë dhe Serbinë në të njëjtin grup me pesë vendet e BE-së. Rusia dhe Serbia nuk e njohin Kosovën sepse kanë ide hegjemoniste dhe imperialiste. Serbia dëshiron të na shohë ne, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe vende të tjera si shtete të përkohshme dhe të kthehet në vitet ’90 përmes pretendimeve të saj territoriale”, ka thënë ajo.


(Kosova Sot Online)