Pamje nga momenti kur u shpall Pavarësia e Kosovës

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 07:59
Pamje nga momenti kur u shpall Pavarësia e Kosovës

Kosova e shpalli pavarësinë me 7 shkurt të vitit 2008, pas disa raundesh bisedimesh me Serbinë dhe një vit pas dërgimit të propozimit nga i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari, transmeton "Kosova Sot Online".

Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë.

Deklaratën e pavarësisë e kishte lexuar kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

(Kosova Sot Online)