Kurti: Pavarësia jonë është si rezultat i historisë shekullore

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 08:40
Kurti: Pavarësia jonë është si rezultat i historisë shekullore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen festive të Qeverisë të mbajtur për përvjetorin e pavarësisë, tha se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës dhe sakrificës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti shtoi se pavarësia e Kosovës është si rezultat i historisë shekullore.

“Në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës, detyra jonë kryesore është se kur të vije 20 vjetori të jenë jetuar që të rejat dhe të rinjtë mund të zgjedhin Kosovës për jetë”, tha Kurti.

Ai u shpreh se Kosova është shembull i demokracisë në Ballkan.

“Pavarësia jonë është si rezultat i historisë shekullore, ne e dimë mirë çka është bashkëjetesa”, deklaroi kryeministri.

“Kosova nuk është produkt i rastësisë, por i historisë”.

(Kosova Sot Online)