Zbulohet dokumenti ekskluziv nga FBI: Ja kur u thirr për dëshmi e dashura e Charles McGonigal, denoncimi edhe për Edi Ramën

  • S.A /
  • 17 February 2023 - 08:57
Zbulohet dokumenti ekskluziv nga FBI: Ja kur u thirr për dëshmi e dashura e Charles McGonigal, denoncimi edhe për Edi Ramën

Allison Guerriero, ish e dashura e Charles McGonigal është thirrur për të dëshmuar nga FBI në vitin 2019, lidhur me akuzat që rëndonin mbi ish-partnerin e saj. 

Syri.net ka siguruar dokumentin ekskluziv që provon se Guerriero ka dhënë dëshmi përpara hetuesve. 

Siç kuptohet edhe nga dokumenti, Allison Guerriero ka marrë një email nga prokurori i FBI në Neë York, Andreë Taff më 19 shtator 2019. 

Image

"Ju lutem gjeni thirrjen bashkangjitur. Ju lutem konfirmoni marrjen e emailit. Faleminderit për vëmendjen tuaj në këtë çështje", thuhet në emailin e Taff për Guerriero, ku siç duket nga teksti, ajo ka qenë bashkëpunuese me FBI. 

Në një intervistë të para disa ditëve, Allison Guerriero u shpreh se hetimi nuk kishte nisur prej saj dhe se nuk ishte thirrur për të dëshmuar nga FBI.  

Mirëpo, në mediat amerikane është artikuluar qartë se prangosja e Charles McGonigal ka ardhur pikërisht nga një email që Guerriero i kishte dërguar një zyrtari të FBI, ku i kërkonte të hetonte veprimtarinë e partnerit të saj. Po ashtu, ajo ka denoncuar edhe kontaktet e McGonigal me Edi Ramën, si dhe ka përmendur qesen me para që partneri i saj ka marrë nga Agron Neza në New York. 

Agjentët e FBI mbërritën në shtëpinë e Allison Guerriero me foton e kryeministrit Edi Rama në dorë e cila konfirmoi identitetin e personit me të cilin bashkëpunonte në mënyrë të dyshimtë McGonigal. 

"Dy agjentë u shfaqën në derë", ka rrëfyer ajo për Business Insider, duke i treguar asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar dhe e intervistuan për ndërveprimet e tyre. © SYRI.net

(Kosova Sot Online )