Billboardi me fotografi të Adem Jasharit dhe UÇK -së mbulon sheshin më të madh në botë Times Square

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 09:43
Billboardi me fotografi të Adem Jasharit dhe UÇK -së mbulon sheshin më të madh në botë Times Square

Kompania shqiptaro-amerikane Tafingo që vepron në SHBA, për nder të 15 Vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës ka vendosur billboard në një nga ekranet gjigande në Times Square NY, përcjell “Kosova Sot Online”.

Billboardi në vijim vazhdon me disa fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari dhe mw emblemën e UÇK-së.

“Me këtë duam ti tregojmë Amerikes që ne jemi falenderues gjithmonë për ndihmën tuaj dhe nuk ua harrojmë kurrë” thonë vëllezërit Deva.

(Kosova Sot Online)