Hovenier uron Kosovën: Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të hershme dhe të qëndrueshme

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 10:35
Hovenier uron Kosovën: Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të hershme dhe të qëndrueshme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka uruar Kosovën me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka thënë se ka pasur nderin dhe privilegjin që të jetë pjesë e historisë së përbashkët të Kosovës.

Hovenier tutuje shtoi se SHBA-ja është krenare për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës dhe për partneritetin me popullin e Kosovës.

“Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të hershme dhe të qëndrueshme për dhe partneritetin me popullin kosovar”, shprehet Hovenier.

(Kosova Sot Online)