Kurti: Republika e Kosovës erdhi nga gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të rënë dhe nga lufta e lavdishme e UÇK-së

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 12:31
Kurti: Republika e Kosovës erdhi nga gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të rënë dhe nga lufta e lavdishme e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë ka thënë se akti i shpalljes së pavarësisë më 2008 shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm për historinë moderne të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se Republika e Kosovës erdhi nga lufta e lavdishme e UÇK-së si dhe nga gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të rënë.

“Ky kapitull duhet të mbetet i tillë duke u mbrojtur politikisht dhe duke u forcuar nga të gjithë në secilin rast para çdo sfide”, ka thënë kryeministri,

“Republika e Kosovës erdhi nga gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të rënë, siç erdhi edhe nga kontributi i tyre që i drejtuan dhe zhvilluar proceset politike shtetndërtuesese deri në këtë ditë”, ka shtuar tutje kryeministri.

“Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e UÇK-së që me luftën e tyre të drejtë arritën t’i përfshijnë edhe aleatët ndërkombëtar që më 1999 na ndihmuan të çlirohemi”, ka shtuar kryeministri Kurti.

“Ishin po këta aleatë që më 2008 mbështeten po ata faktor vendor në koordinimin e gjithë atyre veprimeve politike dhe proceseve të domosdoshme diplomatike që kulmuan me shpalljen e pavarësisë më 2008.

Që nga atëherë partneret dhe aleatët kanë qenë të pandashëm ndaj synimeve të Kosovës”, ka potencuar ndër të tjera kryeministri Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)