Presidenti serb lajmërohet nga Mynihu, paralajmëron surpriza

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 13:12
Presidenti serb lajmërohet nga Mynihu, paralajmëron surpriza

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkuar në Mynih, ku ka thënë se sot e pret një ditë e ngarkuar dhe me plot surpriza, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidenti serb beson se do të luftojë me sukses për interesat e Serbisë dhe se do të mund t’i shpallë lajme të mira për qytetarët, disa sot, e disa në shtatë ditët e ardhshme, që kanë të bëjnë me Kosovën.

Në një video në profilin e tij në Instagram ka shkruar “E ardhmja e Serbisë”, Vuçiq kujtoi se sot bëhen 15 vjet nga shpallja e një viti të pavarësisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online