Dëgjohen ende zëra nën rrënoja edhe pas 12 ditësh

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 13:38
Dëgjohen ende zëra nën rrënoja edhe pas 12 ditësh

Pas 12 ditësh, në një kompleks pallatesh të shkatërruar në lagjen Antakya të Hatay-t janë dëgjuar zëra nën rrënoja, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas gjasave, bëhet fjalë për 3 persona, por ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.

Nuk dihet ende se sa thellë janë nën rrënoja këta persona dhe sa kohë i duhet ekipit për t’i nxjerrur.

“Ka zëra. Pas 273 orësh kërkime, janë dëgjuar zëra nën rrënoja. Ka akoma shpresë. Mendohet se janë tre anëtarë të familjes Dalyan: Fikret Dalyan, Sema Dalyan, Medina Dalyan. Fillimisht, zëri u dëgjua përmes një aparati dhe u përsërit përgjatë pesë minutave. Më pas, ekspertët përdorën një pajisje akustike më të ndjeshme. Sapo vlerësuan situatën, forcat e kërkim-shpëtimit filluan punën sërish. Sesa thellë mund të kenë mbetur nën rrënoja apo sa kohë i duhet ekipit për t’i nxjerrë, nuk është ende e qartë për momentin.”

(Kosova Sot Online)