Sozia e Adem Jasharit tregon se është i papunë, “ Kam marrë pjesë në 3 luftëra, në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni”

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 14:16
Sozia e Adem Jasharit tregon se është i papunë, “ Kam marrë pjesë në 3 luftëra, në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni”

Bekim Hoti është 43-vjeçari nga Malisheva, i cili ka ngjashmëri të madhe për nga pamja fizike me heroin legjendar, Adem Jashari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bekimi ka treguar se 4 fëmijëve i ka vendosur emra tepër të veçantë shqiptarë.

Ai ka treguar se ka marrur pjesë në 3 luftëra, në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni.

Po ashtu, Hoti ka treguar se ai nuk punon dhe se është i papunë.

“E zbulova që ngjaja me komandantin që në vitin 2001, kur isha në luftën çlirimtare në Maqedoni. Edhe atëherë, fillova të njihem. Unë kam marrë pjesë në 3 luftëra, në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni.

Ndihem krenar që sa herë që dal rrugës njerëzit, djemtë e rinj, vajzat e reja më ndalin për foto dhe kjo është diçka e veçantë për mua. Për momentim jam i papunë, gjatë jetës sime kam përjetuar 3 luftëra, ’98, 99, 2000 dhe 2001, 4 vite rresht, kam ushtruar aktivitetin ushtarak si oficer i ushtrisë në trupat mbrojtës të Kosovës si oficer. Aktualisht jam i papunë.

Unë kam bashkëshorten dhe katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem. Vajzës së parë i kam vënë Çamërie, e dyta Arbërije, djali i madh Arbër dhe djali i vogël Çlirimtar. Zakonisht, në ditën e Pavarësisë, unë marr pjesë në agjendat e shoqatës së UÇK-së bashkë me bashkëshorten me të gjithë familjen, në agjendat e UÇK-së këtu në Malishevë”, u shpreh ndër të tjera ai.

(Kosova Sot Online)