Tre burra e godasin me grushte një grua, i hedhin edhe sprej në fytyrë

  • E.K /
  • 17 February 2023 - 15:01
Tre burra e godasin me grushte një grua, i hedhin edhe sprej në fytyrë

Tre burra dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur sprej në fytyrë një gruaje të paidentifikuar në Pogradec, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona 39 dhe 40 vjeçar të tjerë të përfshirë në konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.”

(Kosova Sot Online)