Mbi 15 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 15:53
Mbi 15 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë

Nuk ishin të paktë qytetarët e Kosovës që kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar pavarësinë e Kosovës, edhe pse kryeqendra e festimeve për 15-vjetorin e pavarësisë është në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tyre, nuk ka asnjë ndryshim nëse pavarësinë e feston në Kosovë apo në Shqipëri, pasi thonë se jemi një komb.

Ndërkohë, nga të dhënat zyrtare rezulton se nga orët e para të mëngjesit e deri në mesditën e së premtes në territorin shqiptar, vetëm nga pika e kalimit kufitar të Morinës janë futur mbi 15 mijë persona me 4371 autovetura dhe 57 autobusë.

(Kosova Sot Online)