Blinken takon Vuçiqin, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 22:36
Blinken takon Vuçiqin, kjo është arsyeja

Në Mynih të Gjermanisë, në margjinat e Konferencës së Sigurisë, sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka takuar sot presidentin serb Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një njoftim të tij, Blinken ka bërë të ditur se me Vuçiqin ka diskutuar mbi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

Ai, gjithashtu, ka thënë se Vuçiqit i ka përcjell vlerësimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Ukrainës nga ana e Serbisë.

“Kisha një takim produktiv me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në Konferencën e Sigurisë. Diskutuam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovës dhe i përcjella mirënjohjen tim për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, ka shkruar Blinken.


“Ne ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme në BE”, ka shtuar ai në fund.

Ndërkohë, gjatë orëve të vona të pasdites, drejt Mynihut ka flutuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pritet që Kurti të zhvillojë takime me zyrtarë amerikanë, gjermanë e francezë, për ta diskutuar propozimin franko-gjerman, në funksion të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

(Kosova Sot Online)