Gjokutaj: Ja pse emri i Ramës është 14 herë te dosja McGonigal

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 23:00
Gjokutaj: Ja pse emri i Ramës është 14 herë te dosja McGonigal

Shqiptarët duhet të mësojnë pse emri i Edi Ramës përmendet 14 herë te dosja e Charles McGonigal, ka theksuar avokati Genc Gjokutaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, për ish-zyrtarin e FBI ka dyshime të arsyeshme për një vepër konkrete, ku i përfshirë është edhe kryeministri shqiptar, si personi që mund të ketë korruptuar McGonigal. 
 
"Aty ka një aktakuzë publike. Dyshimi i arsyeshëm është për një çështje konkrete. Ai e di shumë mirë sa i fajshëm apo i pafajshëm është, por paradhënia jepet për arsye etike, morale, mediatike. Merrni rastin e hetimit të Clinton. Në fillim tha s'kam patur të bëj fare me këtë histori, pastaj është një marrëdhënie e papërshtatshme, tha. Pse? Sepse në evoluim të provave, reflekton edhe sjelljen e personit nën akuzë. Kur të vjen një provë, atëherë nuk mund të qëndrosh te qëndrimi i parë. 14 herë është emri i kryeministrit në dosje, këtë të shpjegojmë të njerëzit, ç'do emri i këtij te dosja e McGonigal", u shpreh Gjokutaj.  


(Kosova Sot Online)